BallinaLajme“Nuk ka paqe pa largimin e Ramës”, Berisha njofton përshkallëzim të protestave

“Nuk ka paqe pa largimin e Ramës”, Berisha njofton përshkallëzim të protestave

Të ngjajshme

Një ditë pas protestës së opozitës Sali Berisha deklaroi se beteja politike do të vazhdojë edhe më e fuqishme deri në largimin e qeverisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu kreu demokrat theksoi se situata aktuale në vend është pasojë e farsës elektorale dhe mungesës së shtetit ligjor.

“Ne vazhdojmë rrugën tonë gjer në largimin e kësaj organizate kriminale nga pushteti, e cila ka zero legjitimitet. Ka dalë nga farsa elektorale e certifikuar. Ka vjedhur miliarda e miliarda euro dhe tani së fundmi bllokoi drejtësinë. Beteja vazhdon edhe më e fuqishme, do të përhapet, do të njohë nivele të reja. Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët, për narkozyrtarët shqiptarë gjer me rikthimin e votës së lirë, shtetit ligjor”, u shpreh Berisha.

Sipas tij opozita përfaqëson zërin e qytetarëve, ndërsa protesta e qytetarëve është shprehje e revoltës dhe zemërimit të një kombi të tërë. Ai vlerësoi pjesëmarrjen në protestën e 22 marsit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më të fuqishme paqësore në vend.

“Qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nderuan në mënyrën më madhështore, më solemne, më dinjitoze 22 marsin, ditën e parë të demokracisë me demonstratën e tyre të fuqishme në kushtet e një narkodiktature, autokracie elektorale apo diktaturë autoritare, shqiptarët treguan dje se janë të pamposhtur nga kjo narkodiktaturë. Mendoj se me protestën e tyre përfaqësuan revoltën, zemërimin e një kombi të tërë. Kurrë ndonjëherë më e fuqishme kryengritja paqësore e shqiptarëve se sa dje nuk ka qenë në rrugët e Tiranës. Mesazhi është i qartë, në Shqipëri në kushtet e autokracisë të sundimit të Edi Ramës, nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet. Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje. Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë gjer në largimin përfundimtar të kësaj organizate kriminale me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

Berisha vlerësoi edhe mbulimin mediatik të protestës, që sipas tij ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke pasqyruar shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe situatën politike në vend.

“Pas luftës në Lindjen e Mesme, lajm kryesor në mediat ndërkombëtare është protesta e qytetarëve shqiptarë ndaj regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Dhe këto lajme, të përhapura në mediat më të mëdha të botës, të transmetuara dhe të ritransmetuara nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare dhe gazetat më të mëdha e rrjetet televizive, janë mbrojtja e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, mbrojtja e dinjitetit të Shqipërisë. Me këto lajme, mediat ndërkombëtare u faktojnë kombeve dhe vendeve të tyre se vërtet në Shqipëri ka një Ramaduro, ka një kryeministër, i cili nxjerr veten mbi ligjin për vjedhjet që ka bërë. Përdor mandatet e krimit si thika kundër ligjit dhe shtetit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz