BallinaLajmeNdërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Të ngjajshme

Plotë emocion, futbollistët e Kosovës bëhen bashkë për sfidën ndaj Sllovakisë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë grumbulluar për ndeshjen...

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë prej 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave ka nënshkruar sot dy marrëveshje me...

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot...

Aksion kundër dallavereve me patentë shoferë në Prishtinë

Një aksion i gjerë policorë është duke u zhvilluar...

Elijona pas vrasjes së xhaxhait: “Ju e dini, Eli nuk dorëzohet”

Finalistja e dytë e sezonit të katërt të “BBVK”-së,...

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari.

Lajmin për këtë e ka dhënë kryetari aktual i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se Jashari në periudhën para luftës derisa ushtronte këtë detyrë, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në udhëheqjen dhe zhvillimin e Komunës.

“Puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror. Kontributi i tij si ish-kryetar do të vlerësohet gjithmonë si pjesë e rrugëtimit dhe ndërtimit të institucioneve tona lokale”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes Jashari, të afërmve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz