Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Sllovakisë.
Foda u pyet nga gazetarët edhe për lojtarin e Juventusit, Edon Zhegrovën, shkruan Indeksonline
“E dimë që Zhegrova nuk ka pasur kohë të lehtë, por e dimë që është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, me kualitetet që ka. Nuk mund t’u tregoj se kush do të luajë startues dhe kush sa minuta do të ketë”, u shpreh Franco Foda
Kujtojmë që Kosova ndeshjen ndaj Sllovakisë e zhvillon të enjtën nga ora 20:45./Indeksonline/