BallinaLajmeTragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Tragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Të ngjajshme

Franco Foda flet për mungesat e Rrahmanit e Avdullahut dhe për zëvendësimin e tyre

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur...

Aktorja diagnostikohet me kancer të gjirit

Aktorja e njohur Amanda Peet ka ndarë së fundmi...

AAK dorëzon kërkesë me katër masa urgjente për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Mesditën e së hënës ka ndërruar jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi nga fshati Majac i Podujevës, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë mbrëmjen e 22 marsit.

Vdekjen e saj për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla.

“Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), 31 vjeçarja, Ardita Gashi ka ndërruar jetë pak më parë. Përkundër përpjekjes së stafit mjekësor për t’i ofruar trajtimin  dhe ndihmën e duhur, nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të rënda”, ka thënë Qyqalla.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, burri i vrarë Ilaz Brahimi është gjetur pa shenja jete në veturë, kurse Miradije Gashi ka vdekur në QKUK pas plagëve të marra. E dyshuar për këtë rast, ishte Ardita Gashi, e cila pastaj qëlloi edhe veten e saj.

Motivet e këtij rasti ende nuk dihen, transmeton IndeksOnline.

“Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, është duke zhvilluar hetimet intensive për ndriçimin e plotë të këtij rasti tragjik”, thuhet nga Prokuroria./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz