BallinaLajmeRastet e vrasjeve në Kosovë, Morina: Çdo i shtati banor ka një...

Rastet e vrasjeve në Kosovë, Morina: Çdo i shtati banor ka një armë ilegale

Të ngjajshme

Foda: S’do ta kemi të lehtë ndaj Sllovakisë, por duam të luajmë në finale

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda shprehet optimist...

Tragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Mesditën e së hënës ka ndërruar jetë 31-vjeçarja Ardita...

Lista e ngjarjeve kryesore kulturore këtë javë

Erdh pranvera kah dera, po vijnë edhe plot ngjarje...

Ditëve të fundit, Kosova u trondit me vrasje të njëpasnjëshme.

Katër persona humbën jetën nga arma e zjarrit, teksa rastet u regjistruan në Gjakovë, Klinë e Podujevë.

Lidhur me këto ngjarje tronditëse, ish-koloneli i policisë, Refki Morina tha se deri te këto akte ndikojnë shumë faktorë.

“Ekzistojnë një varg faktorësh në aspektin psikologjik, pedagogjik por edhe në aspektin e sigurisë. Ndikojnë të vijnë deri të dhuna ose te vrasjet, dhe këto vijnë për shkak të akumulimit të vazhdueshëm të problemeve që paraqiten edhe në kuadër të familjes, edhe të shoqërisë, do të thotë se fokusi i tërësishëm duhet të jetë në stabilizimin e situatës sociale, ekonomike, politike. Të gjitha këto ndikojnë”, tha Morina në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai tha se çdo i gjashti apo i shtati banor në Kosovë, mban armë zjarri ilegale.

“Në 1.8 milion banorë, çdo i 6/7 banor ka një armë ilegale, prandaj duhet të ndërmerren veprime konkrete”, tha Morina.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz