Dy raste të vjedhjeve të rënda kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajon të Prizrenit.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Leshan të Suharekës rreth orës 20:15, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë vjedhur stoli ari.
Policia po e heton rastin.
“Leshan, Suharekë / 22.03.2026 – 16:20-20:15. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport 24 orësh.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Krushë të Vogël të Prizrenit. Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë marrë stoli ari, para të gatshme dhe disa gjësende tjera.
Policia po e heton rastin.
“Krushë e Vogël, Prizren / 22.03.2026 – NN. Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/