BallinaLajmeTragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Majac ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Rastin e ka konfirmuar për Gazeta Express Mirlinda Qyalla, zëdhënëse e QKUK-së. “Po njëra nga nga të plagosurat ka vdekur në orën 03:00 në mëngjes”, tha shkurt ajo për Express

Viktima, e identifikuar si M.G, kishte pësuar lëndime të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe po trajtohej në gjendje kritike në Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një 42-vjeçar, Ilaz Brahimi, dyshohet se është vrarë nga Ardita Gashi, 31-vjeçare, me të cilën raportohet se kishte qenë në lidhje.

Sipas burimeve, viktima ishte ftuar për takim nga e dyshuara në shtëpinë e saj, ku më pas dyshohet se ajo ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Në këtë rast mbeti e plagosur rëndë edhe një grua 73-vjeçare, e cila dyshohet të ketë lidhje familjare me të dyshuarën. Ajo po vazhdon trajtimin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ngjarjes, e dyshuara thuhet se është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar persona të tjerë që tentonin t’i afroheshin, ndërsa më pas është raportuar se edhe ajo vetë ka mbetur e plagosur.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar rastin e vrasjes, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz