Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë futur në formacionin e javës në Serie-n A.
Dyshja patën paraqitje fantastike me skuadrat e tyre, Atalanta dhe Sassuolo, shkruan Indeksonline.
Aro Muriq, poriteri i Kosovës u vlerësua me notën 8.7 – pasi priti penallti në ndeshjen ndaj Juventusit.
Kurse mbrojtësi “kuqezi” u vlerësua me notën 8.0, pasi bëri super paraqitje në fitoren 1:0 ndaj Veronas./Indeksonline/