Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës së Ligës, apo e njohur si Carabao Cup.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola po udhëheq 2-0 ndaj Arsenalit në “Wembley”.
Është Nico O’Reilly që ka shënuar dy gola të shpejtë.
Fillimisht, për një 1-0, ai shënoi pas një gabimi të rëndë të portierit, Kepa Arrizebalaga.
Kepa nuk arriti ta kap një top që po i vinte në duar, edhe pse nuk kishte presion nga afër.
Më së miri në zonë u gjet i riu O’Reilly, që shënoi për 1-0.
Pothuajse në pozitën e njëjtë, O’Reilly shënoi përsëri me kokë, kësaj here pas një asistimi nga Mathues Nunes.
Golin e parë, anglezi i ri e shënoi në minutën e 60-të, derisa tjetrin pas katër minutash./GazetaExpress/