BallinaLajmeReagon OVL e UÇK-së: Deklaratat e ambasadorit gjerman po përgatisin opinionin për...

Reagon OVL e UÇK-së: Deklaratat e ambasadorit gjerman po përgatisin opinionin për një vendim të parapërcaktuar

Të ngjajshme

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Renditja pas javës së 26-të në Superligë, buzëqesh Drita

Pas përfundimit të javës së 26-të në Superligën e...

Ymeri: Kosova duhet të ketë strategji për rezervat e naftës dhe kontroll të çmimeve

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka kërkuar masa konkrete...

Një deklaratë e fundit e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ka nxitur reagime në Kosovë, duke hapur debat mbi integritetin e procesit gjyqësor në Hagë, thekson OVL UÇK.

Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka reaguar publikisht, duke “ngritur dyshime serioze për ndikime të jashtme në vendimmarrjen e Gjykatës Speciale”, vijon OVL UÇK.

Sipas Gucatit, fakti që tema e “dënimeve apo lirimeve” po diskutohet nga ambasadorë ndërkombëtarë pikërisht në prag të vendimit, nuk është rastësi. Ai e cilësoi këtë si përpjekje për të përgatitur opinionin publik për një vendim që, sipas tij, “duket se tashmë është i shkruar diku tjetër”.

Ky është reagimi i plotë i Gucatit:

Deklarata e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ngre dyshime serioze për procesin gjyqësor në Hagë.

Pse po ngrihet kjo temë pikërisht tani nga ambasadorët, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale? Kjo është përpjekje për ta parapërgatitur opinionin për një vendim që duket se tashmë është i shkruar diku tjetër.

Nuk është neutralitet nëse ambasadorët flasin për “dënime apo lirime”, por është paragjykim i hapur i procesit dhe sinjal i qartë i ndikimit të jashtëm.

Drejtësia nuk duhet as të diktohet, as të parapërgatitet dhe as të ndërtohet me mesazhe diplomatike.

Asnjë vendim, absolutisht asnjë, që e cenon luftën tonë, nuk do të pranohet. Nuk e lejojmë askënd të luajë me sakrificën tonë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz