BallinaLajme​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Të ngjajshme

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste të ndara gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 04:40 në rrugën Bistricë–Sharpel–Jarinje, ku policia gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Në të ndodheshin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për të cilët dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 15:40 në fshatin Sharpell, në Leposaviq, ku një person është ndaluar nën dyshimin se kishte kaluar kufirin ilegalisht në këmbë. Sipas policisë, pasi kishte hyrë në Kosovë, ai kishte shfrytëzuar një automjet që transportonte një pajisje bujqësore me dokumentacion të rregullt.

Edhe në këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet mbeten në trajtim të mëtejmë nga autoritetet kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz