BallinaOpinioneDiskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Të ngjajshme

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi

Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për...

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Shkruan: Ardian Bajraktari

Në çdo proces penal, momenti kur trupi gjykues tërhiqet për diskutime të mbyllura përfaqëson pikën kulmore të gjithë procedurës, ky moment nuk është thjesht një akt formal, është përmbledhja e gjithë procesit dhe prova e funksionimit të drejtësisë.

Pasi që tashmë është mbyllur çështja ndaj katërshes së UÇK-së, trupi gjykues tërhiqet për diskutime të mbyllura, “in camera”. Ky është një nga momentet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme të procesit penal.

Diskutimet “in camera” rreptësisht të mbullura, nuk janë vetëm një kërkesë procedurale, janë garanci e pavarësisë së gjyqtarëve dhe e paprekshmërisë së bindjes së tyre të brendshme.

Pikërisht në këtë fazë, larg zhurmës publike, gjyqtarët peshojnë secilën provë dhe secilën akuzë në mënyrë të veçantë.

Në proceset e përbashkëta, përgjegjësia është individuale. Secili i akuzuar gjykohet mbi bazën e veprimeve dhe provave që e lidhin personalisht me akuzën. Çdo qasje tjetër do të ishte mohim i një prej parimeve themelore të së drejtës penale moderne.

Standardi “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm” është themeli mbi të cilin qëndron i gjithë sistemi i drejtësisë penale në vendet demokratike. Ai nuk është një formalitet teknik dhe as një pengesë për ndëshkimin. Përkundrazi, është mburoja më e fortë kundër dënimeve të padrejta.

Nëse ekziston dyshim i arsyeshëm, ai duhet të shkojë në favor të të akuzuarit, sepse drejtësia nuk matet me numrin e dënimeve, por me cilësinë dhe drejtësinë e tyre.

Vendimi gjyqësor duhet të jetë produkt i analizës së thellë, i integritetit profesional dhe i guximit institucional për të vendosur vetëm mbi bazën e provave. Çdo devijim nga ky standard cenon jo vetëm të drejtat e individëve, por vetë themelet e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë i cili qëndron në vendimin e arsyetuar, të pavarur dhe të bazuar ekskluzivisht në prova.

Pikërisht aty, në dhomën e diskutimeve të mbyllura peshohet jo vetëm fati i të akuzuarve, por edhe kredibiliteti i drejtësisë si institucion, e mbi të gjitha aty gërshetohet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz