Skuadra e njohur shqiptare, Flamurtari ka përjashtuar kapitenin e saj, Lorenc Trashi.
Kjo pasi që ish-lojtari i Ballkanit, dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht një penallti në ndeshjen ndaj Bylisit, që çoi në përjashtim direkt nga presidenti i skuadrës vlonjate, Sinan Idrizi.
Mbështetësit kuqezi akuzojnë direkt Trashin për shkaktimin e qëllimshëm të penalltisë në minutën e 95-të, moment i cili vulosi humbjen e Flamurtarit.
Situata te Flamurtari mbetet kritike, pasi ekipi mbyll renditjen e Abissnet Superiores dhe rrezikon seriozisht rënien./IndeksOnline/