BallinaSportMurici flet pasi e priti penalltinë e Locatellit: Isha i sigurt, por...

Murici flet pasi e priti penalltinë e Locatellit: Isha i sigurt, por bëra një pritje më të vështirë

Të ngjajshme

Arijanet Murici tregoi se ishte ndier “i sigurt” përballë penalltisë së Manuel Locatellit dhe se kishte bërë një pritje “shumë më të vështirë” për t’i siguruar Sassuolos barazimin 1-1 ndaj Juventusit.

Ishte një mbrëmje dramatike në Torino, edhe për shkak të situatës para ndeshjes, pasi Sassuolo kishte mungesa të shumta: katër lojtarë të dëmtuar, si dhe Nemanja Matic, Kristian Thorstvedt, Woyo Coulibaly dhe Stefano Turati, të cilët u lanë jashtë për shkak të simptomave të kollës së mirë.

Kjo sëmundje shumë ngjitëse e sistemit respirator përfshiu skuadrën dhe e bëri situatën jashtëzakonisht të vështirë për t’u menaxhuar.

Megjithatë, Sassuolo arriti të rikthehej pas golit të Kenan Yildiz me realizimin e Andrea Pinamontit, ndërsa në fund Arijanet Murici ndali penalltinë e Locatellit.

“Mendoj se skuadra bëri shumë mirë, gjithçka ka të bëjë me energjinë dhe sot e kishim në nivelin e duhur. Krijuam shumë raste, kështu që besoj se e merituam të ktheheshim në shtëpi me një pikë,” tha portieri dardan, Murici për “Sky Sport Italia”.

Juventusi tashmë ka humbur tre penallti radhazi në Serie A, pas gabimeve të Kenan Yildiz dhe Jonathan David, kështu që çfarë mendoi Murici kur Locatelli u afrua te pika e bardhë?

“Ishte çështje ndjenje. Në momentin që ai goditi topin, mendova se do ta prisja. Ndihesha i sigurt. Goditja me kokë nga Arkadiusz Milik ishte shumë më e vështirë, por arrita ta ndal edhe atë, kështu që ishte një ditë e shkëlqyer”, shtoi gardiani i kombëtares së Kosovës.

Kapiteni i Sassuolos, Domenico Berardi, gjithashtu e përgëzoi Muricin për çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në Serie A.

“Aro po na ndihmon shumë prej kohësh, ka cilësi të mëdha dhe ka kohë që po impresionon”, tha Berardi.

“Erdhëm këtu për të dhënë maksimumin ndaj një kundërshtari të madh. Juventusi po kalon një formë shumë të mirë, por ne arritëm të qëndrojmë në lojë edhe pasi kaluam në disavantazh, luajtëm me sakrificë, por edhe me cilësi dhe pasime të mira. Jemi të lumtur që po kthehemi në shtëpi me një rezultat pozitiv”, e mbylli kapiteni Berardi./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz