BallinaLajmeKushtetuesja drejt vendimit përfundimtar: vazhdon Kuvendi apo vendi shkon në zgjedhje të...

Kushtetuesja drejt vendimit përfundimtar: vazhdon Kuvendi apo vendi shkon në zgjedhje të reja

Të ngjajshme

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të...

Torino i kundërpërgjigjet Milanit

Torino ka barazuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Festa e milanistëve...

S’është serioz lëndimi i Ekitikes, pritet të rikthehet shumë shpejtë

Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi. Ajo...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, i cili vendim mund të përcaktojë nëse vendi do të vazhdojë me Kuvendin aktual apo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ndalon ndërmarrjen e çdo veprimi nga Kuvendi dhe Presidenca, do të skadojë brenda dhjetë ditësh.

Deri më 31 mars, Kushtetuesja do të nxjerrë vendimin për të përcaktuar nëse dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit ishte i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën.

Gjykata do ta shqyrton gjithashtu një kërkesë tjetër të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me seancën për zgjedhjen e presidentit, ku janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.

Vendimi i Gjykatës do të përcaktojë nëse Kuvendi aktual do të vazhdojë punën apo nëse do të organizohen zgjedhje të reja.

Vetëvendosje kërkon që Gjykata të detyrojë deputetët e partive opozitare të marrin pjesë në seancën e votimit, pasi në seancën e parë asnjë deputet opozitar nuk ishte i pranishëm dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu detyroi ndërprerjen e saj për mungesë kuorumi.

Negociatat mes LVV-së dhe partive opozitare për gjetjen e një kandidati për president nuk kanë dhënë rezultat, pavarësisht takimeve të shumta.

LVV-ja e ka cilësuar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit si antikushtetues, ndërsa Kurti ka theksuar nevojën për negociata të reja me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë thënë se negociatat mund të vazhdojnë vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz