Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri që e bën përdorimin e Reels më të thjeshtë dhe intuitiv.
Me përditësimin e fundit për Android dhe iOS, përdoruesit nuk kanë më nevojë të mbajnë shtypur ekranin për të ndaluar një video. Tani mjafton një trokitje e shkurtër në ekran për të ndalur riprodhimin e një Reels.
Më parë, një trokitje thjesht fiksonte tingullin, ndërsa tani një trokitje e vetme ndalon videon, duke i dhënë përdoruesit mundësinë të lexojë tekstin, të shohë më mirë detajet apo të bëjë screenshot pa u nisur videoja.
Pas ndalimit me trokitje, shfaqet edhe një ikonë për fikjen e tingullit, që e bën më të lehtë menaxhimin e përmbajtjes.
Ky funksion është pjesë e një përditësimi gradual që Instagram po shpërndan dhe synon të përmirësojë kontrollin e përdoruesit mbi formatin e shpejtë të videos.