BallinaShowBizRobin di si ta lërë pa fjalë Marigonën, i propozon për herë...

Robin di si ta lërë pa fjalë Marigonën, i propozon për herë të dytë në mes të Parisit

Të ngjajshme

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të reja?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të vendos për dekretin...

Kampioni shqiptar i boksit, Robin Krasniqi, di si të godasë fort në ring, por di po aq mirë se si t’i rrëmbejë zemrën bashkëshortes së tij nga e para. Së fundmi, ai i ka bërë një surprizë përrallore modeles Marigona Krasniqi, duke e lënë vërtet pa fjalë me një unazë të re që të ‘verbon’ sytë.

Edhe pse dyshja është tashmë e martuar dhe e bekuar me dy fëmijë, ky moment magjik ngjante si një propozim i dytë. Në një postim në Instagram, Marigona e përshkroi këtë surprizë si një ëndërr nga e cila nuk donte të zgjohej. “Tashmë të martuar, me dy shpirtra të vegjël… e megjithatë ja ku jemi, duke rënë në dashuri nga e para,” – ka shkruar modelja, duke theksuar se “përgjithmonë” nuk është thjesht një premtim, por një zgjedhje e përditshme.

Por, ajo që i vuri “qershinë mbi tortë” këtij gjesti super romantik ishte humori epik i Marigonës. Pasi i bëri të gjithë të emocionohen, ajo shkaktoi ‘të qeshura’ duke zbuluar me shaka “qëllimin” e vërtetë të boksierit pas kësaj dhurate luksoze: “Kthesë e papritur e ngjarjeve: Ky ishte qartazi aplikimi i tij zyrtar për fëmijën numër 3!”

Një unazë e krijuar me shumë dashuri e detaje, që jo vetëm feston gjithçka kanë ndërtuar bashkë deri tani, por ndoshta… paralajmëron vërtet një zgjerim të familjes së tyre!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz