BallinaSportReal Madrid dominon përballjet direkte ndaj Bayern Munich, ja çfarë duhet të...

Real Madrid dominon përballjet direkte ndaj Bayern Munich, ja çfarë duhet të dini para ndeshjeve çerekfinale

Të ngjajshme

Real Madrid do të përballet me Bayern Munich, në çerekfinale të këtij sezoni në Champions League.

Historia flet në favor të madrilenëve, e sidomos në nëntë përballjet e fundit mes tyre, shkruan IndeksOnline.

“Los Blancos” kanë ndërtuar një seri mbresëlënëse në përballjet kokë më kokë, duke mos pësuar asnjë humbje në 9 ndeshjet e fundit kundër gjermanëve.

Madrilenët kanë regjistruar 8 fitore dhe 1 barazime, duke konfirmuar një dominim total ndaj rivalit bavarez në arenën europiane.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte në vitin 2024, ku Real Madrid eliminoi Bayern Munich në gjysmëfinale, e pastaj u shpall fitues i Champions League, pasi në finale e mposhti Borusia Dortmundin.

Statistikat tregojnë se sa herë këto dy skuadra janë përballur në fazat vendimtare, në shumicën e rasteve ka qenë skuadra spanjolle ajo që ka qenë triumfuese.

Ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madrdit dhe Bayern Munich zhvilohet me 7 prill në ”santiago Bernabeu”, derisa ajo e kthimit me 15 prill, në ”Allianz Arena”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz