BallinaLajmeDy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Të ngjajshme

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit e Kosovës që vdiqën tragjikisht vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë më 17 mars, do të varrosen sot në vendlindjet e tyre.

Familjarët kanë njoftuar se Pajtim Bajrami do të varroset në ora 16:00 në varrezat e familjes Bajrami.

Ndërsa bëhet e ditur se Asllan Musliu do të varroset në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Bashkë me ta vdiq edhe Istref Zekaj nga Istogu, mirëpo familjarët nuk e kanë bërë të ditur kohën e varrimit të të ndjerit.

Ambasada e Kosovës në Austri kishte njoftuar të premten se dje trupat e tyre ishin nisur për në Kosovë.

Nga kjo tragjedi vdiq edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz