BallinaLajmeMagazina me 4 mijë rrënjë kanabis, lihet i lirë drejtori i burgut...

Magazina me 4 mijë rrënjë kanabis, lihet i lirë drejtori i burgut të Rrogozhinës – në kërkim i vëllai

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

12 orë pas dorëzimit në polici, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë nga policia.

Hasa do të hetohet në gjendje të lirë pas zbulimit të një magazine në pronësi të tij në Peqin, brenda së cilës u gjetën 4 mijë bimë kanabis.Fillimisht Hasa u shpall në kërkim nga policia një ditë më parë dhe disa orë më pas ai u paraqit vullnetarisht në polici. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Bilal Hasa ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm dhe se me banesën e tij merret i vëllai, Romario Hasa.

Policia, pasi i ka marrë dëshminë, e ka lënë të lirë, shkruan A2. Ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai i tij.

Bilal Hasa është pezulluar nga detyra me vendim të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve derisa të sqarohet ngjarja nga organet kompetente. Magazina me hashash u zbulua më 19 mars në fshatin Kurtaj, Peqin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur sende të shumta që kanë gjurmë ADN-je, të cilat do të ekspertohen nga hetuesit.

Ndërsa një transformator ishte vendosur në dispozicion të magazinave, për këtë arsye përgjegjësi OSHEE për Peqinin, Ervis Maçi, me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën është shpallur në kërkim./A2 CNN

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz