BallinaSportLewandowski ka disa fjalë para përballjes me Shqipërinë në “play-off”

Lewandowski ka disa fjalë para përballjes me Shqipërinë në “play-off”

Të ngjajshme

Hendboll: Tifozët boshnjakë duartrokitin himnin e Kosovës, e cila po luante si mysafire

Gjatë natës së mbrëshme, kombëtarja e Kosovës në hendboll...

Fernandes e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj Bournemouthit (VIDEO)

Pas një ore lojë, është zhbllokuar ndeshja mes Bournemouthit...

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Futbollisti i kombëtares së Poloniës dhe Barcelonës, Robert Lewandowski ka folur para ndeshjes me kombëtaren e Shqipërisë.

Ai ka thënë se kjo ndeshje nuk pritet të jetë e fundit e tij me kombëtaren polake, shkruan “Gazeta Express”.

Ai po ashtu ka dhënë edhe një ‘mesazh’ për bashkëlojtarët e tij.

“Nuk po i afrohem aspak ndeshjes kundër Shqipërisë sikur të ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren. Po e trajtoj si një gjysmëfinale ‘play-offi’ që duhet ta fitojmë. Pastaj të luajmë në finale dhe të kualifikohemi për Kupën e Botës. Vetëm si ekip, së bashku, mund të luftojmë për këtë kualifikim. Ky është qëllimi për gjithë Poloninë dhe do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë”, tha Lewandowski pas ndeshjes së Barcelonës ndaj Newcastlet.

Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në përballjet me Shqipërinë.

Atë gol ai e kishte gjetur në shtator të vitit 2021, në fitoren e Polonisë me shifrat prej 4-1 ndaj Shqipërisë, me ndeshjen që luhej në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2022.

Në përgjithësi, Lewa dhe Polonia janë ndeshur me Shqipërinë në 15 ndeshje, duke përfshirë këtu edhe ato miqësore.

Gjithsej, Shqipëria ka vetëm dy fitore, teksa Polonia ka dhjetë fitore, derisa tri ndeshje janë mbyllur baras.

Ndeshja Poloni – Shqipëri, e cila luhet në kuadër të “play-offit” të Botërorit 2026, zhvillohet me 26 mars, nga ora 20:45.

Fituesi i kësaj përballje do të luajë si mysafire ndaj Ukrainës ose Suedisë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz