BallinaLajmeTragjedi në Itali/ Bie nga skelat e kantierit të ndërtimit, humb jetën...

Tragjedi në Itali/ Bie nga skelat e kantierit të ndërtimit, humb jetën 52-vjeçari shqiptar

Të ngjajshme

Finalja ndaj Arsenalit, Guardiola konfirmon mungesën yllit të skuadrës

Të dielen në ”Wembley” zhvillohet finalja e FA Cup. Nga...

Bëhet zyrtar emri i parë i ftur nga Sylvinho

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho nesër do të publikoj listën...

Brajani i pandalshëm pë ”Bajram”, shënon golin e dytë (VIDEO)

Brajan Gruda ka shënuar golin e dytë personal sonte. Futbollisti...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi.

Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, ngjarjen e panë kolegët e tij, të cilët menjëherë njoftuan ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, shqiptari nuk mundi të shpëtonte, shkruan topchannel.

Kompania e ndërtimit me seli në Carpi shprehu ngushëllimet për familjen e Murat Tafçiut dhe deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar saktësisht rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e punëtorit.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit”, komentoi kryebashkiaku i Modenës Massimo Mezzetti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz