BallinaLajmeNë aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e...

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë ka qenë e përfshirë edhe një veturë e policisë nga tri gjithësej.

Në këtë aksident humbi jetën një 27 vjeçar që u godit nga një veturë tjetër.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Drejtuesi i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është dërguar në mbajtje.

“Tri vetura (dy civile dhe një veturë zyrtare e policisë) dhe një këmbësor janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë këmbësori mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i njërës prej veturave, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është dërguar në mbajtje ”, ka njoftuar policia./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz