Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje miqësore këtë muaj.
Ata do të përballen ndaj Serbisë dhe Egjiptit, ndeshje këto të cilat shërbejnë si përgatitje para fillimit të Botërorit të kësaj vere.
Në listë u ftua dhe Joan Garcia, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Newcastle.
Çka është e veçanta është mënyra se si u publikua lista e “La Roja”, ku e publikuan një video ku shihet një qift duke thirrë në telefon selektorin e Spanjës, Luis de la Fuente.