BallinaLajmeTri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Të ngjajshme

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një transferim të një të dënuari nga Italia për në Kosovë dhe tri ekstradime nga vende të ndryshme drejt Kosovës.

Po me datë 16.03.2026 është transferuar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës S.S., i dënuar në shtetin e Italian për vepra te renda penale në fushën e narkotikeve, i njëjti pas transferimit i është dorëzuar shërbimit korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 16 vjet e 4 muaj burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin Italian.

Me datën 18.03.2026 është ekstraduar nga Shqipëria për në Kosovë shtetasi kosovar. L.V., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Poashtu, të njëjtën ditë është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi F.G., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshire në veprën penale ‘Grabitja’, i dënuar me burgim efektiv prej 1 viti burgim. Pas ekstradimit të dyshuarit iu dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë DHKEK-DRP Mitrovicë Jugu përkatësisht rajonit të Prizrenit.

Me datën 19.03.2026 është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi F.A., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshire në veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm, pas ekstradimit i dyshuari është dorëzuar tek njësia përkatëse policore nga DRP Mitrovica Jug për procedim te mëtutjeshëm.Transferimi dhe ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz