BallinaLajmeRaportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Të ngjajshme

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Arrestohet një burrë në Prishtinë, kërcënoi ish-bashkëshorten dhe djalin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se...

Asteroidi Ryugu ofron të pesë nukleobazat e jetës

Studiuesit kanë zbuluar në mostrat e asteroidit Ryugu të...

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.

Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.

“Nuk do të dislokohen trupat askund”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Edhe nëse do ta veproja ashtu, nuk do t’ju tregoja juve. Por, jo. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonime, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se “nuk është marrë asnjë vendim për të dislokuar ushtarë në terren, mirëpo presidenti Trump i ka të gjitha opsionet e hapura”.

“Presidenti është i fokusuar në arritjen e të gjithë objektivave në Operacionin Tërbimi Epik, shkatërrimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit, shkatërrimin e marinës, garantimin që degëzime terroriste nuk mund ta destabilizojnë rajonin si dhe të garantojë që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.

Pentagoni ka refuzuar të komentojë në këtë drejtim.

Mbrojtja e tankeve, kapja e Hargut

Megjithatë, raportime vazhdon të ketë. Agjencia Reuters, duke cituar katër burime, përfshirë dy zyrtarë amerikanë, ka thënë se trupat shtesë do t’i jepnin Trumpit mundësi për të siguruar rrugën detare që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sipas burimeve, një operacion i tillë do të mund të kryhej nga forcat ajrore dhe detare, por që do të nevojiteshin edhe trupa shtesë amerikane nëpër brigjet e Iranit.

Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë informacione për këto zhvillime, administrata amerikane është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e angazhimit të trupave tokësore në Hargun e Iranit, ishull përmes së cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane.

Një zyrtar ka thënë se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, marrë parasysh që Irani ka kapacitete për të goditur ishullin me raketa dhe dronë.

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër shënjestrave ushtarake në ishull më 13 mars. Atë ditë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë shkatërruar të gjitha asetet ushtarake të ishullit, si dhe e kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë.

Ai pati kërcënuar edhe me goditje të infrastrukturës së naftës, çka do ta dëmonte rëndë ekonominë e Iranit, por edhe do t’i rriste çmimet e naftës edhe më shumë në nivel global./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz