BallinaLajmeDeputeti shqiptar në Uashington: KFOR kyç për stabilitetin përballë provokimeve serbe

Deputeti shqiptar në Uashington: KFOR kyç për stabilitetin përballë provokimeve serbe

Të ngjajshme

Hamza: Të kujtojmë solidaritetin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Hamza uron qytetarët për Fitër Bajramin, viziton myftiun Naim Tërnava

Kryetari i Partisë Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me...

Kështu e prezantoi Spanja listën për ndeshjet e marsit

Kampionët e Evropës, Spanja do të luajnë dy ndeshje...

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Deputeti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ishte folës kryesor në një panel të zhvilluar në Johns Hopkins SAIS, në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies.

Mediu ngriti shqetësimin për situatën në Ballkan dhe paralajmëroi se ulja e pranisë amerikane në KFOR mund të rrisë rrezikun e destabilizimit në rajon.

Gjatë takimeve, Mediu theksoi nevojën për forcimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në mbrojtje nga vendet evropiane.

Reagimi i plotë:

US Washington DC/Komiteti i Mbrojtjes i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kënaqësi të isha folës kryesor në një panel me dy gjeneralë të shquar amerikanë, Michael Barbero dhe Lanse Landrume, në forumin e organizuar në Johns Hopkins nga SAIS, në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies.

Një shkëmbim kritik, në një moment delikat për marrëdhënien transatlantike, i drejtuar nga Edward P. Joseph, drejtues i SAIS. Diskutimet u përqendruan te lufta në Iran, qëllimet dhe ndikimet gjeopolitike, situata në Ukrainë dhe, padyshim, situata në Ballkan, me provokimet e fundit serbe në veri të Kosovës. Shqetësimi i disa senatorëve dhe kongresmenëve, drejtuar Sekretarit Rubio, lidhej me uljen e prezencës ushtarake amerikane në KFOR, një veprim i cili mund të inkurajojë zhvillime që cenojnë stabilitetin dhe rrisin rrezikun e konflikteve të mundshme në Ballkan.

Po ashtu, diskutime shumë të rëndësishme u zhvilluan në Hudson dhe Carnegie Institute për situatën e Aleancës së Atlantikut (NATO). U theksua nevoja për forcimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në mbrojtje nga vendet evropiane, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe thellimin e bashkëpunimit, duke eliminuar çdo politikë proteksionizmi në investimet në mbrojtje, që dobëson forcën e aleancës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz