BallinaLajmeGërvalla në ditën e Fitër Bajramit: Sofra e begatshme, dera e hapur...

Gërvalla në ditën e Fitër Bajramit: Sofra e begatshme, dera e hapur dhe zemra e bardhë le të jenë pjesë e çdo shtëpie

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar të gjithë qytetarët, duke përcjellë urimet më të përzemërta për gëzim dhe mirëqenie në familjet e tyre.

“Me fat Bajramin e madh! Festa e Bajramit, këto tri ditë në veçanti, por edhe çdo ditë tjetër gjatë vitit, qoftë e mbushur me dashni, gëzim e ngrohtësi pranë familjes dhe më të dashurve tuaj, edhe kur jeni larg njëri-tjetrit”, u shpreh ajo.

Në këtë ditë feste, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e tri ditëve të Fitër Bajramit si moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi ndërmjet njerëzve, duke nënvizuar vlerat e dashurisë, respektit dhe përkujdesit ndaj njëri-tjetrit.

“Sofra e begatshme, dera e hapur dhe zemra e bardhë le të jenë pjesë e çdo shtëpie sot dhe përditë”, përfundoi urimin e saj Ministrja Gërvalla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz