BallinaSport“Kjo është Barcelona e vërtetë”, Henry paralajmëron rivalët

“Kjo është Barcelona e vërtetë”, Henry paralajmëron rivalët

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Barcelona pati një mbrëmje fantastike të mërkurën, teksa shkatërroi Newcastle United me rezultatin 7-2 në “Spotify Camp Nou”, duke kaluar me lehtësi në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Mënyra se si arritën këtë kualifikim ishte e jashtëzakonshme dhe ka bërë që shumë vëzhgues të mbeten të impresionuar.

Ish-lojtari Thierry Henry, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në vitin 2009, e bëri të qartë këtë gjatë analizës së fitores ndaj Newcastle në emisionin e CBS Sports, sipas MD.

“Urime Barcelona, Evropa po fillon të ndiejë rrezikun. Kur një ekip ndizet në atë mënyrë, nuk lë asgjë pas. Ajo që ndodhi nuk është thjesht një triumf, është një tërmet botëror, në një natë që do të hyjë në histori.

Çfarë pjese e dytë ishte kjo? Ishte një transformim total. Barça luajti me një personalitet tjetër. Kjo është Barcelona e vërtetë. Kur duan, bëjnë gjithçka. Janë një skuadër e pabesueshme. Është sikur kemi sërish ‘Dream Team’-in e Johan Cruyff. Newcastle u shemb përballë këtij vrulli ofensiv. Ta ndalësh Barcelonën kur është në këtë formë është pothuajse e pamundur.”

Barcelona ndodhet në anën “më të lehtë” të shortit, megjithatë do të duhet të mposhtë Atletico Madrid dhe fituesin mes Arsenal FC / Sporting CP për të arritur në finale, ku do të përballet me një nga Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool FC ose Paris Saint-Germain.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz