Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos te Manchester Unitedit.
Ai vdiq në moshën 67-vjeçare, në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e “Djajve të Kuq”.
Roli i tij ishte për të trajnuar portierët e skuadrave që menaxhonte “The Special One”.
Portugezi iu bashkua klubit në vitin 2016 pas emërimit të Jose Mourinhos.
Silvino më parë kishte punuar ngushtë me ish-trajnerin tonë te Chelsea, Real Madrid, Internazionale dhe Porto./IndeksOnline/