BallinaLajmeGazetarë ukrainas vizitojnë Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, njihen me...

Gazetarë ukrainas vizitojnë Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, njihen me krimet e luftës dhe qëndresën e grave

Të ngjajshme

Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një...

Avokati i Gjestit flet pas lirimit të tij nga burgu

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur...

Gattuso publikon listën e lojtarëve për play-offin e Botërorit

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën...

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë urimin e presidentit...

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Një grup gazetarësh ukrainas me qëndrim në Prishtinë, kanë realizuar një vizitë në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël të Komunës së Rahovecit, dy nga zonat më të prekura nga krimet e luftës në Kosovë.

Kjo vizitë u mundësua nga Instituti “Octopus” në Prishtinë, nën udhëheqjen e Dr.Arben Fetoshi dhe kishte për qëllim njohjen nga afër me ngjarjet tragjike të luftës, si dhe dokumentimin e rrëfimeve të të mbijetuarve.

Në Krushë të Madhe, delegacioni u prit nga përfaqësues lokalë dhe vizitoi Muzeun e Masakrës, ku u njohën me dëshmitë dhe dokumentacionin që pasqyron krimet e kryera gjatë luftës. Po ashtu, gazetarët zhvilluan intervista me banorë të zonës, duke dëgjuar rrëfime personale mbi përjetimet gjatë luftës. Më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë e Madhe janë vrarë e masakruar 243 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz