Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar për një vizitë të radhës në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e përshkruar atë si të qëndrueshëm përballë situatës me të cilën po përballet.
Në reagimin e tij, Tahiri theksoi se takimet ndër vite kanë qenë të ngarkuara emocionalisht, ndërsa këtë vizitë e veçoi për gjendjen shpirtërore të Thaçit.
“Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Tutje, Tahiri vlerësoi rolin e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar se ata mbeten figura të rëndësishme për shtetin.
Në fund, ai shprehu dëshirën që kjo të ketë qenë vizita e fundit në Hagë: “Uroj që kjo të ketë qenë vizita ime e fundit në këtë vend dhe që shumë shpejt të takohemi në liri”.
Postimi i plotë: