BallinaLajmeTahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Shpresoj që herën tjetër të...

Tahiri pas takimit me Thaçin në Hagë: Shpresoj që herën tjetër të takohemi në Kosovë

Të ngjajshme

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Aksident i rëndë në Pestovë, dyshohet për një person të vdekur

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Ish-deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar për një vizitë të radhës në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e përshkruar atë si të qëndrueshëm përballë situatës me të cilën po përballet.

Në reagimin e tij, Tahiri theksoi se takimet ndër vite kanë qenë të ngarkuara emocionalisht, ndërsa këtë vizitë e veçoi për gjendjen shpirtërore të Thaçit. “Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Tutje, Tahiri vlerësoi rolin e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar se ata mbeten figura të rëndësishme për shtetin.

Në fund, ai shprehu dëshirën që kjo të ketë qenë vizita e fundit në Hagë:

“Uroj që kjo të ketë qenë vizita ime e fundit në këtë vend dhe që shumë shpejt të takohemi në liri”. Postimi i plotë: Vizitat e mia në Hagë gjatë këtyre viteve, që nga koha kur Presidenti Thaçi me shokë ndodhen në paraburgim, kanë qenë të shpeshta dhe shpesh të mbushura me emocione të forta. Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër. Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës, një krenari që buron nga lufta për liri. Presidenti dhe shokët e tij janë shtylla të palëkundura, mbi të cilat qëndrojnë fort shteti dhe liria jonë. Uroj që kjo të ketë qenë vizita ime e fundit në këtë vend dhe që shumë shpejt të takohemi në liri, në Kosovën për të cilën ai dha gjithçka. Presidenti ju dërgon të fala nga Haga!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz