BallinaKulturë“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

Të ngjajshme

Netanyahu: Izraeli nuk e futi SHBA-në në luftë me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filloi të rendisë të gjitha...

Pop i zgjuar dhe i guximshëm

April Grey, artistja amerikane që krijon, shkruan dhe prodhon...

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam kallëzuar, që Demi dhe Dashi nuk shkojnë”

Mateo dhe Brikena nuk janë zgjuar ditën e sotme me përqafimin me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Madje kanë qëndruar larg dhe nuk kanë biseduar fare.

Brikena, në një moment që ndodhej vetëm te dhoma e grimit, ka biseduar me kamerat duke iu drejtuar Vëllait të Madh. Banorja shprehet se iu ka thënë që në fillim se Demi dhe Dashi nuk shkojnë.

Sipas saj, Mateo preferon më shumë që të bëjë debat me Selin dhe të qëndrojë me të tjerët, se sa të shkojë të sqarohet me të. Brikena shton se ajo nuk e hedh e para hapin, pasi kësaj radhe pret që t’a bëjë një gjë të tillë vetë banori.

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam kallëzuar, që Demi dhe Dashi nuk shkojnë. A po e sheh, për shembull sot jemi zgjuar, ai preferon më shumë me nejt me ba debat me Selin, me nejt me persona të tjerë, se sa me ardhë e me u sqaruar me mua. Demi dhe Dashi nuk shkojnë se e kanë kokëfortësinë, kur kanë ndonjë keqkuptim nuk sqarohen. Se janë të dy kokëfortë, ta kam thënë, a po kupton? Unë nuk ka dashur të shkoj se kam prit a po vjen ai me fol. Ai nuk po vjen se është kokëfortë. Dhe Demi e Dashi nuk shkojnë. Të kam thënë në fillim, ju jo jo. Shuj tash”, dëgjohet të thotë Brikena.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz