BallinaLajmeKamberi reagon për stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën: Mund...

Kamberi reagon për stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën: Mund të rrisin tensionet

Të ngjajshme

Pop i zgjuar dhe i guximshëm

April Grey, artistja amerikane që krijon, shkruan dhe prodhon...

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj zhvillimit të stërvitjeve ushtarake serbe në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke i cilësuar ato si çështje me ndikim në mjedisin e sigurisë rajonale.

Sipas tij, aktivitetet ushtarake, sidomos ato që përfshijnë kapacitete ajrore dhe zhvillohen afër zonave të banuara, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë së komuniteteve lokale, veçanërisht të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi vlerëson se këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që rrisin tensionet dhe ulin besimin ndërmjet aktorëve në rajon, duke rrezikuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai thekson se është e domosdoshme që veprimet e tilla të trajtohen me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese, ndërsa nënvizon rolin kyç të bashkësisë ndërkombëtare për të nxitur dialog, transparencë dhe shmangie të veprimeve provokuese. /Gazeta Express

Postimi i plotë i Kamberit:

Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, paraqet një çështje me rëndësi për mjedisin e sigurisë në rajon.

Aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.

Ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave. shtuarja e forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare.

Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz