BallinaLajmeVdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë nga jeta sot në orët e para të mëngjesit, nga një tromboz në sistemin e qarkullimit të gjakut. Lajmin e konfirmuan për gazetën familjarë të Namirit, i cili sot, ndryshe nga herët e tjera, nuk po përgjigjej më në telefon.

Namiri iu bashkua gazetës Tema në muajin shtator, si redaktor politik, por edhe si kontributor në rubrikën e kulturës, të cilën e kishte një pasion të veçantë. Ai ishte një qytetar i angazhuar, që jetonte mes mësuesisë, gazetarisë dhe aktivizimit të tij si qytetar i denjë i Beratit.

Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ai ishte gjithashtu një kritik mendjehapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos problemeve që përjeton opozita e sotme.

Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz