BallinaLajmeProkuroria autorizon Policinë që të hetojë përgjegjësit në QPS ose ata në...

Prokuroria autorizon Policinë që të hetojë përgjegjësit në QPS ose ata në komunë për rastin e 5 vjeçarit

Të ngjajshme

Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Pas gati tre vjetëve, Kosovës nuk i rëndon më...

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar, se ka lëshuar autorizime shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5-vjeçar në Lipjan.

Në njoftimin e Prokurorisë, bëhet e ditur se Policia e Kosovës është autorizuar për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me këtë rast, përcjell Gazeta Express.

‘’ Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshon autorizime shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës në komunën e Lipjanit

Prishtinë 19.03.2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5 vjeçar në komunën e Lipjanit. Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete.

Prokurori i shtetit, me përkushtim të lartë kujdeset për të ndjekur kryerësit e mundshëm e veprave penale dhe për të zbardhur kryerjen e këtyre veprave, e me theks të veçantë në rastet kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e fëmijëve, si një kategori e ndjeshme e shoqërisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz