BallinaLajmeGjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Të ngjajshme

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë...

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, andaj me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.

Kështu konfirmoi Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykates kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, tha Shala.

Më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga masa e paraburgimit këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti. Ai dyshohet për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Gjestit, Artan Qerkini, i cili tha se këngëtari do të mbrohet në liri.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 mars 2026 kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, i dyshuar për tri vepra penale./BetimipërDrejtësi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz