BallinaLajmeIsh-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Të ngjajshme

Sllovakia shpall listën për përballjen ndaj Kosovës në play-off

Përfaqësuesja e Sllovakisë ka publikuar listën e futbollistëve të...

Kombëtares U19 publikon listën e futbollistëve

Përzgjedhësi i Kombëtares U19 të Kosovës, Albert Bunjaku, ka...

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë, që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën.

Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today” ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes po e përdorë presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi.

“Serbia është 99% në anë të Kinës dhe Rusisë, këtë e ka dëshmuar. Mendoj që armatosja e Serbisë vjen për arsye se politika e saj shoviniste, nacionaliste nuk ka lëvizur nga kursi i tyre”, u shpreh Kastrati në Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket blerjes së raketave nga Kina, Kastrati tha se kjo përbën rrezik për Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz