BallinaSportKosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Të ngjajshme

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi...

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në prag të ndeshjes me Sllovakinë, e vlefshmë për “play-off”-in e Botërorit 2026.

Dardanët nuk do të mundë të llogarisin në mesfushorin kualitativ, Leon Avdullahu.

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer ka konfirmuar sot në konferencë për shtyp se Avdullahu ka pësuar tërheqje muskulore dhe se do të mungojë disa javë, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne fatkeqësisht duhet t’ju njoftojmë se do të na mungojë një lojtar kyç ndaj Leipzigut të premten. Leon Avdullahu nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur me ne për disa javë”, theksoi Ilzer.

Deri në përfundim të sezonit në Bundesliga kanë mbetur edhe tetë xhiro, ndërsa Avdullahu pritet të rikthehet para verës.

“Mendoj se ai do të jetë sërish në dispozicion në këtë sezon”, përfundoi Ilzer.

Fatkeqësisht, trajneri Franco Foda nuk do të mundë ta ketë në dispozicion Avdullahun për ndeshjen me Sllovakinë në gjysmëfinale, eventualisht edhe në finale të “play-off”-it për Botëror. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz