Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat Çlirimtare.
Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo zyrë synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejt të politikave për kategoritë e dala nga lufta çlirimtare.
““Duke vlerësuar lartë luftën për liri dhe pavarësi të popullit, për herë të parë vlerat e luftës çlirimtare i kemi vendosur në emërtimin e një ministrie të cilës sot do ia kalojmë një zyrë të rëndësishme. Bartja e zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në kuadër të ministrisë për punë, familje dhe vlerat e luftës çlirimtare synon forcimin e përkujdesjes institucionale dhe koordinim më të drejtpërdrejtë të politikave të dala nga lufta”, tha Kurti.
Kryeministri tregoi se edhe cilat punë do t’i atribuohen kësaj zyre.