BallinaLajmeKurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e...

Kurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e rrezikshme e agresionit

Të ngjajshme

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Haxhiu priti në takim drejtoren e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metra larg kufirit me Kosovën, sipas tij, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit.

Në mbledhjen e pestë të qeverisë, Kurti tha se kjo shfaqje bëhet edhe më e rrezikshme kur kuptohet se njësia që po ushtronte afër Kosovës, siç tha shefi i qeverisë, është e njëjta që ka trajnuar kryekriminelin Milan Radoiçiq.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë në zonat e banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, fare pranë kufirit me Republikën e Kosovës. Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë, përbën jo vetëm trysni, nxitje tensioni dhe përpjekje për t’i frikësuar banorët atje, e cila ka vite që po përballet me spastrim etnik administrativ nga regjimi autokrat në Serbi, por tregon edhe një provokim të hapur ndaj shtetit tonë të pavarur”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se me këto lëvizje si dhe me blerjen e raketave nga Kina, sipas tij, Serbia përdor ushtrinë si një mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm.

Pos tjerash, shefi i qeverisë po ashtu tha se këtë Serbia e bën edhe nga dëshpërimi.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mos bien pre e këtyre “provokimeve”.

Po ashtu, Kurti i bëri thirrje botës demokratike që të marrin masa dhe ta ndëshkojnë Serbinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz