Sulmet ndaj vendeve të Lindjes së Mesme vazhduan gjatë gjithë natës pasi Irani kërcënoi të godiste “rafineritë e naftës dhe gazit” të lidhura me SHBA-në në Gjirin Persik, pas një sulmi në në Parsin Jugor
Arabia Saudite raportoi numrin më të madh të sulmeve gjatë natës, me shtatë përditësime të lëshuara që nga ora 22:00 e mbrëmjes së djeshme, sipas orës locale.
Ministria saudite e Mbrojtjes thotë se ka rrëzuar 17 dronë dhe dy raketa balistike në kryeqytetin Riad dhe në “rajonet lindore” të vendit.
Pas sulmeve hakmarrëse iraniane në kompleksin e saj energjetik Ras Laffan të mërkurën, Katari njoftoi se ishte goditur përsëri në orët e para të së enjtes, me dëme materiale, por pa viktima të raportuara.
Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan rreth orës 03:30 se sistemet e mbrojtjes ajrore po interceptonin raketa balistike, ndërsa avionët luftarakë ishin në qiell duke interceptuar dronë.
Bahreini lëshoi tre paralajmërime gjatë gjithë natës, duke i nxitur vendasit të kërkonin strehim. Ushtria kuvajtiane doli me një deklaratë pak kohë më parë se po përballej me “sulme armiqësore me raketa dhe dronë”.