BallinaShowBizRozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i pavërtetë që pretendonte se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën. Postimi, i modifikuar për t’u dukur si një njoftim nga një faqe e njohur, shkaktoi konfuzion dhe shqetësim të menjëhershëm te ndjekësit e saj dhe publiku.

Përballë kësaj situate, Rozana reagoi shpejt përmes llogarisë së saj në Instagram, duke përgënjeshtruar lajmin.

Ajo publikoi pamjet e postimit të rremë në “InstaStory” pak orë më parë dhe u shpreh me ironi për veprimet e portaleve online, duke vënë në dukje gjithashtu se disa faqe janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për klikime.

Këngëtarja gjithashtu u ndal tek pasojat reale që lajmet e tilla mund të kenë për të afërmit dhe familjarët e saj. “Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka,” shkroi ajo, duke reflektuar shqetësimin e madh që lajmet e rreme mund të shkaktojnë.

Rasti i Rozana Radit, i cili nuk është rasti i vetëm, rikthen sërish vëmendjen mbi rrezikun e përhapjes së fake news dhe ndikimin që ato mund të kenë në publik, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e personazheve të njohur./Indeksonline/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz