BallinaLajmeFamilja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal...

Familja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal i Zi

Të ngjajshme

Hoxha: Thesari ia ndali RTK-së 2.5 milionë euro dhe ia mori edhe 100 mijë euro në emër te kamatës

Këshilltar i U.D. Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Fadil...

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Çfarë po ndodhë me skuadrat angleze? “Shpartallohet” edhe Newcastle Unitedit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 7:2...

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte,...

Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka pranuar një thirrje për ndihmë nga Policia Rajonale e Pejës.

Kjo pasi që si pasojë e reshjeve të dendura të borës, rruga rajonale Kullë–Rozhajë ishte bllokuar, në veçanti, segmenti përkatësisht zona neutrale në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi kishte qenë tërësisht e pakaluar, duke bërë që shumë udhëtarë të mbeten të bllokuar me automjetet e tyre.

Po ashtu është bërë e ditur se një familje kosovare me tre fëmijë kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte mbetur për disa orë në mes të stuhisë së borës.

Menjëherë pas pranimit të thirrjes emergjente, një ekip i ShKShMK-së nga stacioni i Pejës është nisur drejt vendit të ngjarjes me personel dhe pajisje specialistike të shpëtimit malor, duke përfshirë edhe një motosajë.

Më të arritur tek familja e cila ishte bllokuar në borë, teknikët e shpëtimit kanë bërë vlerësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe më pas kanë realizuar evakuimin e tyre deri në zonën e sigurt, në Pikën Kufitare Kullë.

Më tutje është bërë e ditur se përveç familjes së lartpërmendur, ndihmë u është ofruar edhe personave të tjerë të bllokuar në zonë.

Po ashtu, është evakuuar edhe një shofer kamioni, i cili kishte mbetur i bllokuar në të njëjtin lokacion dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Ai është dërguar drejt kufirit me Malin e Zi dhe i është dorëzuar autoriteteve malazeze, pasi ishte shtetas i këtij shteti.

Ky operacion është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz