Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Kryeministri Kurti e uroi Hetemin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, transmeton lajmi.net.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit, detyrë në të cilën shërbeu deri në fund të mandatit”./Lajmi.net/
- Advertisement -