BallinaLajmeNgjarje e rëndë në Kumanovë, dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen...

Ngjarje e rëndë në Kumanovë, dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen nga një helm për bujqësi

Të ngjajshme

Çfarë mendon gjinekologu gjatë vizitës?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mendon gjinekologu juaj...

India dhe Irani, marrëveshje për të lejuar dy anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Dy anije indiane që transportonin 92,712 ton metrikë të...

A do ta prezantojë Alaudini “BBVK5”, përgjigja e tij habit ndjekësit

Moderatori i njohur Kosovar Alaudin Hamiti ka hapur një...

LVV-ja insiston se dekreti i presidentes është jokushtetues

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka...

Dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga një fshat i Kumanovës janë dërguar për kontroll mjekësor pasi dyshohet për helmim nga një lëng që përdoret për kulturat bujqësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Rasti është raportuar në polici nga një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë dje në ora 11:52.

“Silleshin për kontroll dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga rajoni i Kumanovës, të cilët ishin helmuar nga një lëng që përdoret për kulturat bujqësore. Pas kontrollit mjekësor ata janë transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup”, njoftuan nga policia.

Nga spitali bëjnë të ditur se gjatë kontrollit klinik fëmijët kanë qenë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe me parametra vitalë stabilë.

“Për shkak të mundësisë për intoksikim, pacientët janë transportuar me automjet spitalor dhe me shoqërim të ekipit mjekësor në ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup”, njoftojnë nga spitali. /INA

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz