BallinaLajmeHoxha për deklaratat e Vuçiqit për luftë ndaj Serbisë: Të bëhet dallim...

Hoxha për deklaratat e Vuçiqit për luftë ndaj Serbisë: Të bëhet dallim i mesazheve që synojnë audiencat vendase

Të ngjajshme

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Natë terrori për Neil Aynaoiu; një bandë e armatosur i grabit vilën në Castel Fusano

Futbollisti i Romës, Neil Aynaoui përjetoi një natë terrori...

Kryediplomati i ri i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që tha se Kosova, Shqipëria e Kroacia “po formonin një aleancë ushtarake për të sulmuar Serbinë”.

Këto komente Vuçiq i bëri pak ditë më vonë pasi publikoi një artikull të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Frankfurter Allgemeine Zeitung ku propozonin integrimin me faza të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe Schengenin.

“Dy narrativa, brenda dyzet e tetë orësh. A e parashikoi Ministria e Jashtme këtë rrjedhë ngjarjesh?”, u pyet Hoxha nga Tirana Examiner.

“Ne monitorojmë dhe analizojmë vazhdimisht dinamikat rajonale, duke përfshirë diskursin politik në Serbi. Detyra jonë është të parashikojmë zhvillimet, të zhvillojmë opsione dhe të jemi të përgatitur për t’u përgjigjur. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë dallimin midis mesazheve që synojnë kryesisht audiencat vendase dhe pozicioneve të vërteta strategjike të politikave. Kryeministri Rama e përshkroi së fundmi këtë dinamikë me një fjalë të vetme – “makth””, tha Hoxha.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se Kosova dhe integrimi i saj mbeten prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë derisa po fliste për propozimin e anëtarësimit në BE me faza.

‘Dhe më e rëndësishmja – çdo mekanizëm i tillë do të zbatohej për të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën. Forcimi i shtetësisë së Kosovës dhe përshpejtimi i integrimit të saj euroatlantik mbeten përparësi kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë. Çdo kornizë që e afron rajonin me standardet, politikat dhe mekanizmat e financimit të BE-së në fund të fundit i sjell dobi edhe Kosovës. Në vend të një aleance të dyshimtë, propozimi duhet të shihet si një urë që ndihmon rajonin të integrohet më shpejt në strukturat europiane”, tha ai./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz