Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pasi Bashkimi Evropian në Kosovë është është shprehur i befasuar me reagimin e PDK-së për Ligjin për të huajt.
Behrami ka thënë se pikërisht ky subjekt është viktima më e madhe e dialogut, bashkëpunimit dhe lojalitetit ndaj Perëndimit.
Për Vetëvendosjen, Behrami ka thënë se është përfituesja më e madhe nga konfrontimi, nga dhuna politike dhe nga besëprerja ndaj Perëndimit.
“Andaj, mos u befasoni me një standard që vetë e keni legjitimuar”, shkruan ndër të tjera ai.