BallinaSportSuperliga vjen me dy ndeshje sot

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Të ngjajshme

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të luhet në këtë mesjavë, më saktësisht të martën e të mërkurën.

Sot do të luhen dy ndeshje e nesër tri të tjera, shkruan “Gazeta Express”.

Prishtina do ta kërkojë këndelljen në Ferizaj, ndonëse e pret një punë mjaft e vështirë pasi vendësit kanë shumë nevojë për pikë të mbijetesës.

Bardhekaltrit e Afrim Tovërlanit kanë ngecur paksa nga kreu i tabelës dhe një dështim tjetër eventual do t’i largonte edhe më shumë nga ambicia për t’u shpallur kampionë të Kosovës.

Ndërkohë, sot do të luajnë edhe Drenica me Malishevën.

Kuqezinjtë do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi për t’i ikur sadopak fundit të tabelës, kurse Malisheva luan më e qetë, por kjo s’do të thotë se s’do të kërkojë pikë në Skenderaj.

Dy ndeshjet e sotme të Superligës do të nisin prej orës 13:00. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz